Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në një seancë të veçantë, Kuvendi i Kosovës sot e ka dëgjuar raportin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri lidhur me takimet e Vjenës mbi decentralizimin.
Haziri i ka vlerësuar bisedimet të suksesshme dhe tha se ato krijojnë mjedis të përshtatshëm në rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës.
Në debatin plenar, deputetët e partive të ndryshme thanë se delegacioni megjithatë duhet të jetë më i sinqertë dhe të tregojë se bisedimet në Vjenë në fakt po zhvillohen kryesisht për pozitën e pakicës serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG