Ndërlidhjet

logo-print

MINSK


Opozita në Bellorusi sot është konfrontuar me forcat e rendit, kur qindra protestues në sheshin kryesor në Minsk u përpoqën t'i kapërcejnë radhët e ngjeshura të policëve.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i dënuan aksionet e policisë dhe thanë se do t'i zgjërojnë sanksionet kundër zyrtarëve të Bellorusisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli deklaroi: "Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbeten unikë në përgjigjen ndaj gjendjes në Bellorusi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare që të kërkojnë nga autoritetet belloruse të respektojnë të drejtën e qytetarëve të vet për t'u shprehur në mënyrë paqësore dhe t'i dënojnë të gjitha abuzimet".
Demonstratat filluan pas zgjedhjeve presidenciale të 19 marsit, në të cilat fitoi presidenti Alyaksandr Lukashenka.
Të premten, policia arrestoi më shumë se 200 protestues.
Organizata Reporterët pa Kufinj njoftoi se prej fillimit të protestave, janë paraburgosur 22 gazetarë, kurse 13 ende gjenden nën arrest.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i quajti aksionet e policisë "të përmbajtura", dhe e ka akuzuar OSBE-në për nxitje të tensioneve në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG