Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me zyrtarët iranianë rreth gjendjes së Irak.
"Këto takime do të bëhen, jam e sigurtë, në një kohë të duhur", tha Rice, duke mos caktuar një datë specifike.
Uashingtoni e ka akuzuar Teheranin për ndërhyrje në konfliktet sektare në Irak, gjë që Irani e ka mohuar.
Në valën e sotme të dhunës sektare në Irak raportohet për 4 irakianë të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Bagdad, ndërkohë që policia njoftoi se ka gjetur 10 kufoma, në të cilat shihen qartë shenja të torturës.
XS
SM
MD
LG