Ndërlidhjet

MINSK


Mijëra ithtarë të opozitës belloruse, u tubuan sot në një nga sheshet e kryeqytetit duke kërkuar largimin e presidentit Alyaksandr Lukashenka.
Në fjalimin drejtuar turrmës, lideri i opozitës Alyaksandr Milinkevich shpalli formimin e "lëvizjes popullore për çlirimin e Bellorusisë".
Më parë, në sheshin kryesor në Minsk, ithtarët e opozitës u konfrontuan me organet e rendit kur u përpoqën t'i kapërcejnë radhët e ngjeshura të policisë.
SHBA dhe BE i kanë dënuar aksionet e policisë dhe thanë se do t'i zgjërojnë sanksionet kundër zyrtarëve të Bellorusisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli tha: "SHBA dhe BE mbeten unikë në përgjigjen ndaj gjendjes në Bellorusi. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kërkojë nga autoritetet belloruse të respektojnë të drejtën e qytetarëve për t'u shprehur në mënyrë paqësore".
Demonstratat filluan pas zgjedhjeve të 19 marsit.
Të premten, policia arrestoi mbi 200 protestues.
Organizata Reporterët pa Kufinj njoftoi se prej fillimit të protestave, janë paraburgosur 22 gazetarë, kurse 13 ende janë nën arrest.
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov i quajti aksionet e policisë "të përmbajtura", dhe e ka akuzuar OSBE-në për nxitje të tensioneve në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG