Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Zyrtarë të lartë të qeverisë afgane u takuan sot për të diskutuar procedimet e mëtejme ndaj një afgani, i cili përballet me dënimin me vdekje për shkak se u konvertua në të krishterë. Abdul Rahman u denoncua nga familja e tij javën e kaluar, dhe më pas u arrestua.
Klerikët islamikë e kanë quajtur "femohues", kurse rasti ka nxitur debate të shumta ndërkombëtare. Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se qëndrimi amerikan është i qartë, dhe shtoi se liria e fesë është parim fundamental i demokracisë.
XS
SM
MD
LG