Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Elhud Olmert tha se Izraeli është i vendosur të përcaktojë kufijtë përfundimtarë në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare, por jo domosdoshmërisht dhe në këshillim me palestinezët.
Olmert për mediat vendase tha se ky hap do të vijë pas zgjedhjeve parlamentare të së martës, të cilat pritet t'i fitojë Kadima.
Olmert ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kyçe të bashkësisë ndërkombëtare janë të hapura ndaj këtij propozimi.
Izraeli ka hedhur poshtë mundësinë e negociatave me Autoritetin Palestinez derisa në pushtet të jetë grupi radikal Hamas.
XS
SM
MD
LG