Ndërlidhjet

logo-print

MINSK


Policia në kryeqytetin e Bjellorusisë ka rrahur dhe keqtrajtuar demonstruesit, të cilët ishin drejtuar në burgun ku mbaheshin aktivistët e opozitës, të arrestuar ditë më parë.
Që nga zgjedhjet presidenciale të së dielës së kaluar opozita po kundërshton fitoren e presidentit aktual Llukashenko.
Pas incidenteve të fundjavës kreu i opozitës bjelloruse, Aleksandër Milinkeviç për radion "Evropa e Lirë" tha:
"Ka shumë ngjarje, protestuesit kanë qenë të mrekullueshëm, kanë qenë shumë pavarësisht faktit se policia u përpoq të na ndante dhe të pengonte protestën tonë. Por është e trishtueshme se shumë demonstrues u rrahën", tha Milinkeviç.
Austria, si kryesuese e rradhës së Bashkimit Evropian tha se dhuna ishte e pafalshme.
XS
SM
MD
LG