Ndërlidhjet

ANKARA/TIRANË


Policia e Turqisë ka arrestuar themeluesin dhe liderin e njëres prej bandave kriminale më famëkeqe të Shqipërisë, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Altin Ndroqi. Alfred Shkurti, i cili është i njohur edhe me emrin Aldo Bare, është arrestuar sot herët në mëngjes, gjatë një bastisjeje në Ankara. Ai kishte pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë. Sipas ministrit të brendshën, Sokol Olldashi, banda e Alfred Shkurtit operonte në Shqipëri, në Turqi, në Bullgari, në Rumani dhe në Maqedoni, duke shpërndarë drogë nëpër Evropën Perëndimore. Sipas prokurorëve, Alfred Shkurti ka dorë në më tepër se 15 vrajse, disa rrëmbime e vepra të tjera kriminale.
XS
SM
MD
LG