Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice përsëriti sot se Uashingtoni i "merr tejet seriozisht" raportet se Moska ndoshta i ka dhënë Saddam Husseinit informacione sekrete gjatë invadimit të Irakut, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Sekretarja Rice i tha sot rrjetit televiziv NBC se Shtetet e Bashkuara "përfundimisht" do ta shtrojnë këtë çështje me qeverinë e Rusisë. Sipas një raporti të Pentagonit, të publikuar të premten, Rusia ka marrë informacione nga burime "brenda Komandës Qendrore Amerikane" në Katar. Shërbimi i jashtëm i zbulimit rus ka hedhur poshtë këto pohime.
XS
SM
MD
LG