Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Minisri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier sot ka dënuar përdorimin e forcës së autoriteteve të Bjellorusisë kundër protestuesve opozitarë. Ai tha se "e drejta themelore e lirisë së të shprehurit dhe e tubimit" duhet të zbatohet edhe në Bjellorusi. Zoti Steinmeier tha se planifikon ta ftoj liderin opozitar Aleksandar Milinkeviq për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Shumë protestues ishin rrahur dhe arrestuar dje gjatë tubimit në të cilin kundërshohej rizgjedhja e Aleksandar Lukashenkos në postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG