Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Një militant palestinez e humbi jetën në një sulm raketor izraelit në Rripin e Gazës. Associated Press i transmeton zyrtarët palestinezë të sigurisë të kenë thënë se sulmi ndodhi sot në Beit Hanoun në pjesën veriore të Gazës. Sipas tyre, militanti është përpjekur të shkrepë një raketë drejt qytetit bregdetar izraelit.
Po sot, kandidati i Hamasit për kryeministër palestinez, Ismail Haniye, pritet t'ia paraqesë parlamentit agjendën e qeverisë për miratim.
Izraeli është zotuar të mos bashkëpunojë me qeverinë e prirë nga Hamasi, derisa ajo të heqë dorë nga dhuna dhe ta njohë Izraelin.
Megjithate, dje presidenti i Autoritetit Palestinez Maohmoud Abbas tha se çdo qeveri e Izraelit do të duhet të bashkëpunojë me palestinezët.
XS
SM
MD
LG