Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 30 njerëz janë vrarë nga një sulm në një bazë amerikano-irakiane në qytetin verior të Mosulit.
Gjatë ditës janë gjetur dhe kufomat e 12 personave.
Po sot mbështetësit e klerikut radikal Mokad al Sadër në Bagdad kanë marrë pjesë në varrimin e 20 mbështetësve të tyre, të cilët ishin vrarë gjatë përplasjes së armatosur me forcat amerikane të djelën. Burimet e al Sadrit thanë se luftimet janë zhvilluar rreth një xhamie në Bagdad.
Forcat amerikane konfirmuan se luftimet janë zhvilluar në atë zonë, po jo në xhami. Kryeministri irakian ka bërë thirrje për hetime rreth ngjarjes.
XS
SM
MD
LG