Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Në Durrës u mblodhën sot përfaqësues politik të grupeve etnike në Kosovë duke përfshirë edhe përfaqësues politik të pesë partive politike serbe. Kryetari i Lëvizjes Ora, Veton Surroi, njëherësh kryesues i Këshillit konsultativ për minoritetet, ka drejtuar takimin ku merrte pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Lutfi Haziri dhe shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë Filip Goldberg.
Zëvendëskryeministri Haziri lidhur me pjesëmarrjen e pakicës serbe tha se ajo është e rëndësishme dhe bisedimet ditën e parë të takimit po zhvillohen rreth mbështjejes lokale dhe mënyrës së përfaqësimit të interesave të minoriteteve.
XS
SM
MD
LG