Ndërlidhjet

logo-print

KJEV


Pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare forcat politike në Ukrainë po zhvillojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re.
Rezultatet parparake flasin se partia pro ruse e Aleksandër Janukoviçit, i cili u largua një vit më parë nga pushteti si pasojë e revolucionit të portokalltë, kryeson me 26.4% të votave. E dyta renditet partia e ish kryeministres dhe një prej figurave qëndrore të revolucionit të një viti më parë, Julia Timoshenko me 23.4% e ndjekur nga partia e presidentit aktual, Jushçenko derisa në vendin e katërt renditet partia socialiste.
Timoshenko deklaroi se një marrëveshje koalicioni qeverisës mes partisë së saj, të presidentit Jushçenko dhe socialistëve është e sigurt.
OSBE-ja ka vlerësuar se zgjedhjet e së dielës kanë qenë sipas standardeve demokratike.
Nga ana tjetër presidenti i Asamblesë parlamentare të NATO-s Pier Lalush the se Evropa duhet të vazhdojë t'i forcojë lidhjet me Ukrainën dhe të mos lejojë që Kjevi të kthehet nën ndikimin rus.
XS
SM
MD
LG