Ndërlidhjet

logo-print

GAZA


Mandatari për postin e kryeministrit palestinez, Ismail Hanijah ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut me ndërmjetësuesit ndërkombëtar në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.
Në fjalën para ligjvënësve palestineze Hanijah tha se është i gatshëm të punojë me katërshën ndërkombëtare, që përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusinë.
Por udhëheqësi i Hamasit tha se qeveria e tij do vazhdojë të mbështesë të drejtën e palestinezëve për t'u vetmbrojtur përballë agresionit. Katërshja diplomatike ka kërkuar nga Hamasi të heqë dorë nga dhuna dhe të pranojë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG