Ndërlidhjet

KJEV


Partia pro ruse e ish kryeministrit, Viktor Janukoviç kryeson pas votimeve të djeshme parlamentare.
Partia e Janukoviçit, i cili u tërhoq nga gara presidenciale pas protestave masive dhe revolucionit të portokalltë ka fituar 27% të votave.
Pas tij renditen dy partitë pjesëmarrëse në revolucionin e portokalltë, ajo e ish kryeministres Julia Timoshenko dhe partia e presidentit aktual Viktor Jushçenko. Këto dy parti së bashku me socialistët pritet të formojnë koalicionin qeveritar.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja i vlerësuan zgjedhjet sipas standardeve demokratike.
Presidenti Jushçenko tha se ka fituar Ukraina.
"Gjithmonë është një fitues në zgjedhje - është kombi, janë njerëzit. Unë jam i lumtur se të gjitha deklaratat nga vëzhguesit ndërkombëtarë konfirmuan zgjedhjen demokratike të Ukrainës", tha presidenti Jushçenko.
XS
SM
MD
LG