Ndërlidhjet

GAZA


Mandatari për postin e kryeministrit palestinez, Ismail Hanijah ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut me ndërmjetësuesit ndërkombëtar në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.
"Qeveria jonë do të jetë e gatshme për dialog me katërshen diplomatike për t'i parë të gjitha mundësitë që t'i japin fund betejave dhe të arrijnë qetësinë në rajon. Populli ynë ka më shumë nevojë për paqe se çdo popull tjetër në botë. Qeveria jonë nuk do të shpërdorojë asnjë përpjekje për të arritur paqen e drejtë në rajon", tha Hanijah
Në fjalën para ligjvënësve palestineze Hanijah tha se qeveria e tij do vazhdojë të mbështesë të drejtën e palestinezëve për t'u vetmbrojtur përballë agresionit.
XS
SM
MD
LG