Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Prishtinë sot do të qëndrojë Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të posaçëm të KB për statusin e Kosovës, me ç'rast do të takohet me autoritetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare.
Rohan do t'i dorëzojë një dokument Grupit Negociator të Kosovës, në të cilin janë përmbledhur çështjet e diskutuara në dy raundet e para të bisedimeve mbi decentralizimin.
Para nisjes nga Vjena, Rohan tha se të dy palëve u është dorëzuar dokumenti me propozimet për zgjidhjen e disa çështjeve nga fusha e decentralizimit, për të cilat negociatorët nuk kanë arritur ujdi.
Ai gjithashtu tha se bashkësia ndërkombëtare ua ka bërë të qartë kosovarëve se fillimi i bisedimeve direkte Prishtinë-Beograd, nuk e nënkupton automatikisht pavarësinë.
Rohan tha se Prishtina duhet ta përmirësojë trajtimin e pakicës serbe në Kosovë, ndërkaq këtyre të fundit u porositi se duhet t'i bashkangjiten procesit për të ardhmen e Kosovës, sepse çdo bojkotim do të ishte kundërproduktiv. Rohan ka shfaqur keqardhje që serbët janë vetëm pjesërisht kooperativë.
XS
SM
MD
LG