Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen-Petersen e ka mirëpritur thirrjen që kryeministri Agim Çeku u ka bërë serbëve të Kosovës për t'iu bashkuar përpjekjeve në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike.
"Ftesa e kryeministrit është edhe një shembull i sinqeritetit të lidershipit kosovar për të integruar në tërësi komunitetin serb në strukturat aktuale dhe të ardhshme të Kosovës", thuhet në komunikatën, në të cilën kërkohet nga serbët e Kosovës që ta pranojnë dorën, e cila u është zgjatur në frymë partneriteti, dhe të punojnë bashkarisht me komunitetin shqiptar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit që, siç thuhet në komunikatë, synojnë izolimin e serbëve të Kosovës nga institucionet legjitime, Jessen-Petersen ka thënë se serbët e Kosovës kanë të drejtë të paguhen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës për punën që bëjnë.
"Këtë çështje ia kam bërë të ditur edhe Grupit të Kontaktit dhe Qeverisë në Beograd, dhe kam ftuar Beogradin të mos ndërmarrë hapa që mund të jenë të dëmshëm për të ardhmen e serbëve të Kosovës", ka thënë shefi i UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG