Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko i ka filluar konsultimet me liderët e partive politike për formimin e qeverisë së re. Sipas rezultateve preliminare, asnjë parti nuk e fitoi shumicën e votave.
Pas numërimit të rreth 76% të votave, prin partia pro-ruse e ish kandidatit presidencial Viktor Yanukovich me 30% të votave. Partia e ish kryeministres Yulia Timoshenko ka fituar 22.5%, kurse partia e Yushchenkos 15.2%.
Në Bruksel, deputetët e Parlamentit Evropian, që i vëzhguan zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, e lëvduan procesin zgjedhor. Britaniku Charles Tannock, tha se Ukraina në mënyrë "shembullore" kaloi një test të rëndësishëm të demokracisë.
XS
SM
MD
LG