Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen-Petersen e ka mirëpritur thirrjen që kryeministri Agim Çeku u ka bërë serbëve të Kosovës për t'iu bashkuar përpjekjeve në ndërtimin e një shoqërie shumëetnike.
"Ftesa e kryeministrit është edhe një shembull i sinqeritetit të lidershipit kosovar për të integruar në tërësi komunitetin serb në strukturat aktuale dhe të ardhshme të Kosovës", thuhet në komunikatën, në të cilën kërkohet nga serbët e Kosovës që ta pranojnë dorën, e cila u është zgjatur në frymë partneriteti, si dhe të punojnë bashkë me komunitetin shqiptar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
XS
SM
MD
LG