Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Caspar Weinberger, ish Sekretar i Mbrojtjes në administratën e presidentit Ronald Reagan, sot ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Weinberger vdiq në spitalin në Maine, ku trajtohej nga pneumonia.
Weinberger e udhëhoqi Departamentin e Mbrojtjes në një kohë paqësore por të vrullshme, dhe ishte ithtar i fortë i strategjisë së presidentit Reagan për Mbrojtje Raketore.
Weinberger i kundërshtonte koncesionet që i bëheshin Moskës gjatë negociatave për kontrollin e armatimit, si dhe ishte figurë qendrore e aferës, në të cilën Shtetet e Bashkuara i shitën armatim Iranit dhe finansuan kryengritësit anti-majtistë në Nikaragua.
XS
SM
MD
LG