Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Decentralizimi është proces i ndarë i zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe ai do të jetë i domosdoshëm çfarëdo që të jetë statusi i ardhshëm, është shprehur mbrëmë i dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në fjalimin e tij para Këshillit të përhershëm të OSBE-së, ai ka thënë se decentralizimi në Kosovë është thelbësor edhe për zhvillimin ekonomik dhe ka shtuar se shumë çështje në të ardhmen mund të zgjidhen në nivelin komunal. Zoti Ahtisaari ka shprehur bindjen se çështja e statusit të Kosovës duhet të zgjidhet gjatë këtij viti. Njëherësh, ai u ka dërguar mesazh autoriteteteve në Beograd se duhet ta kuptojnë se zgjidhja e statusit duhet të jetë e pranueshme për banorët e Kosovës. Nga ana tjetër, liderëve të Kosovës, zoti Ahtisaari u këshilloi që duhet të punojnë në zbatimin e standardeve, duke thënë se disa standarde mund të implementohen tash e disa të tjerë më vonë. Ai ftoi serbët që të përfshihen në institucionet e Kosovës, sepse, sipas tij, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre.
XS
SM
MD
LG