Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët thonë se persona të armatosur me uniformë policie sot kanë hapur zjar në zyrat e një kompanie tregtare në pjesën perëndimore të Bagdadit duke vrarë 8 punëtorë dhe plagosur 6 të tjerë. Motivet e këtij sulmi janë të paqarta. Njëherësh, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur mbrëmë në sulme të ndara në Irak. Njëri sulm u bë në Habaniya, që është në perëndim të Bagdadit, ndërsa për sulmin tjetër nuk janë dhënë më tepër detaje.
XS
SM
MD
LG