Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, zëvendësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka biseduar me përfaqësuesit e tri komunave në veri të Kosovës që banohen nga shumica serbe. Rohan u ka thënë përfaqësuesve serbe, se veriu i Kosovës nuk do të fitojë ndonjë lloj të autonomisë, por se kompetencat e komunave do të përcaktohen përmes procesit të decentralizimit dhe bisedimeve që po zhvillohen në Vjenë. Pasdite, Rohan është kthyer në
Prishtinë për t’i vazhduar takimet me me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe kryeministrin Agim Çeku. Theksi i veçantë i këtyre takimeve është përqendruar në dokumentin e Marti Ahtisarit për decentralizimin, të cilin ua ka dorëzuar palëve në bisedime dhe do të jetë çështja kryesore e diskutimeve Prishtinë – Beograd edhe në takimin e radhës më 3 prill.
XS
SM
MD
LG