Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski sot ka paralajmëruar mundësinë e realizimit të një takimi në muajin prill me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku për të diskutuar çështjen e caktimit të vijës kufitare mes dy vendeve.
Sipas tij , në këtë takim ka shprehur gatishmëri për
të marrë pjesë edhe ambasadori Kai Aide, me të cilin Buçkovski është takuar gjatë vizitës së fundit në Bruksel.
Kryeministri i Maqedonisë përgënjeshtroi zërat për gjoja qëndrime të ndryshme për këtë çështje mes tij dhe presidentit Branko Cërvenkovski . Sipas Buçkovskit qëndrimi i përbashkët është se çështja e kufirit duhet te mbyllet para përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG