Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, zëvendësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka biseduar me përfaqësuesit e tri komunave në veri të Kosovës që banohen nga shumica serbe. Rohan u ka thënë përfaqësuesve serbe, se veriu i Kosovës nuk do të fitojë ndonjë lloj të autonomisë, por se kompetencat e komunave do të përcaktohen përmes procesit të decentralizimit dhe bisedimeve që po zhvillohen në Vjenë. Pasdite, Rohan është takuar me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe kryeministrin Agim Çeku.
Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se presidenti Sejdiu ka theksuar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës jaën në kërkim të zgjidhjeve më të mira për funksionimin demokratik të institucioneve, për një jetë më të mirë tët të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshi pakicat.
XS
SM
MD
LG