Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Senatori amerikan, Xhorxh Vojinoviç ka deklaruar se "Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë angazhimin ushtarak në Kosovë dhe duhet të kemi një forcë fleksibël gjatë dy viteve të ardhshme për të parë se si zhvillohen ngjarjet".
Vojinoviç, i cili së fundi ka zhvilluar një turne në Ballkan, ka shprehur drojën se Kosova po ecën shumë shpejt drejt pavarësisë dhe ende i duhen trupat amerikane për të parandaluar rikthimin e dhunës.
Vojinoviç ka theksuar se "nëse pavarësia është rezultat i bisedimeve duhet të kemi një zbatim të pakushte të demokracisë dhe respektit për pakicat".
Më tej ai ka nënvizuar dy shqetësime që kanë të bëjnë me faktin se shumica shqiptare e pret pavarësinë deri në korrik, çfarë nëse nuk realizohet deri në atë kohë rrezikon të shkaktojë dhunë dhe sistemin e dobët të drejtësisë.
XS
SM
MD
LG