Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar njëzëri një deklaratë përmes së cilës i kërkohet Iranit ndërprerja e gjithë aktiviteteve që kanë të bëjnë me pasurimin e uraniumit.
Deklarata në fjalë kërkon nga Agjencia e Energjisë bërthamore që brenda 30 ditësh të raportojë nëse Irani i ka përmbushur këto kërkesa.
Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara tha se Irani nuk do heqë dorë nga e drejta për të vazhduar programet bërthamore për qëllime paqësore.
Po sot në Berlin ka filluar takimi i ministrave të jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë, për të diskutuar masat e mundshme nëse Irani nuk pranon të pezullojë aktivitetet e paligjshme.
XS
SM
MD
LG