Ndërlidhjet

PRISHTINË


Çështja e decentralizimit do të jetë e zgjidhur para statusit fuinal të Kosovës, megjithqë vetë zbatimi i decentralizimit munsd të zgjasë me vite, deklaroi sot, shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg. "Vetë zbatimi do të zgjasë me vite, do të kushtoj me dhjetëra apo qindra milona euro, prandaj nuk është reale të pritet që të gjitha çështjet e lidhura me decentralizim të zbatohen deri në zgjidhjen e statusit deri në fund të këtij viti", tha zoti Goldberg në bisedë me një grup të gazetarëve nga Beogradi. Ai mëtutje u shpreh se gjëja më e mirë që mund ta bëjë Beogradi është që të angazhohet që serbët të marrin pjesë dhe të mos shihen si bashkësi që udhëhiqet nga Beogradi, por një bashkësi që merr pjesë në institucione. Shqiptarët japin propozime pozitive lidhur me përpjekjet për të jetuar së bashku por, tash për tash, zbatimi i tyre është i pamjaftueshëm, tha Philip Goldberg dhe shtoi se bashkësia ndërkombëtare tash po përpiqet që të japë siguri se atë që e premtojnë shqiptarët – edhe do ta realizojnë. Por, sipas tij "asgjë nuk mund të ndryshoj nëse të dy palët nuk marrin pjesë në këtë çështje".
XS
SM
MD
LG