Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Pjesëtarët e shërbimit policor të Kosovës kanë arrestuar sot në Mitrovicë dy persona të rinjë, të moshës nën 18 vjeçare, të dyshuar për plagosjen e serbit, Milisav Ilinçiq në veri të Mitrovicës, ka thënë Kai Vittrup, komisionar i policisë ndërkombëtare në Kosovë. Ai, poashtu, ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë shqiptarë dhe se ata kanë pranuar fajin. Komisionari Vittrup tha se "ky sulm nuk ka prapavijë etnike". 19 vjeçari Ilinçiq ishte therrë me thikë të martën në pjesën veriore në Mitrovicë. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabile.
XS
SM
MD
LG