Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori amerikan, George Voinovich tha se ai ka shqetësime se Kosova po lëvizë shumë shpejtë drejtë pavarësisë dhe se ende i duhen trupat e Shteteve të Bashkuara, për të parandaluar kthimin e dhunës. "Ne duhet të vazhdojmë përkushtimin tonë ushtarak atje dhe të bisedojmë për të pasur një forcë fleksibile për disa vite të ardhshme dhe të shohim se si do të funksionoj kjo", tha senatori Voinovich. Sipas tij, ekziston dëshira në rritje e popullit në Kosovë për pavarësi deri në korrik të këtij viti, dhe kjo gjë, siç shprehet senatori Voinovich, mund të çoj në dhunë pasi mund të ndodhë që negociatat nuk do të kompletohen dhe se për implementimin e një marrëveshjeje do të duhet kohë. Nëse pavarësia është rezultat i këtyre negociatave, atërherë "duhet të ketë implementim absolut të demokracisë dhe respekt për të drejtat e minoriteteve", tha senatori George Voinovich.
XS
SM
MD
LG