Ndërlidhjet

BAGDAD


Gazetarja amerikane, Jill Caroll është liruar sot pasi afro tre muaj ishte mbajtur e rrëmbyer në Irak, ka njoftuar policia irakiane. Ajo i deklaroi televizionit të Irakut se ishte trajtuar mirë, por se nuk e dinte se përse ishte rrëmbyer:
- Trajtim shumë i mirë. Jam mbajtur në vend shumë të mirë, të vogël dhe të sigurtë. Ata më jepnin rroba dhe shumë ushqime. Më lejohej pastrimi. Ata asnjëherë nuk më goditën.
Gazetarja 28 vjeçare, që punonte për të përditshmen Christian Science Monitor, ishte rrëmbyer më 7 janar të këtij viti në Bagdad, nga persona të armatosur, që kishin vrarë përkthyesin e saj.
XS
SM
MD
LG