Ndërlidhjet

BERLIN


Bashkësia ndërkombëtare sot i ka dërguar mesazh Iranit se duhet ta ketë parasysh deklaratën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilin kërkohet ndalja e programit bërthamor ose, në të kundërtën, mund të ballafaqohet me sanksione. Kjo vërejtje Teheranit iu bë pas një takimi në Berlin, në të cilim merrnin pjesë përfaqësues të lartë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania. Lidhur me këtë çështje foli sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw:
- Ne e publikuam një deklaratë presidenciale unanime, që ka disa mesazhe shumë të qarta për Iranin. Shpresoj se Irani do ti ketë parasysh këto mesazhe, pasi, nëse në këtë aspekt dështon, atëherë siç parashihet qartas edhe në deklaratë, çështja mëtutje do të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit.
Ministri i jashtëm iranian, Manuchehr Mottaki sot e hodhi poshtë deklaratën e Këshillit të Sigurimit, që kërkon ndaljen e procesit të pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG