Ndërlidhjet

LONDËR


Është pritur me protesta vizita e Kondolesja Rajs, sekretares amerikane të Shtetit në veri të Anglisë. Rice, e cila shoqërohej nga homologu i saj britanik Xhek Strou tha se nuk ishte e befasuar nga protestat, duke i cilësuar ato si element kyç për një demokraci të shëndoshë.
"Nëse nuk është e mundur për mua të shkojë në vende të ndryshme dhe të dëgjojë pikëpamje të ndryshme atëherë nuk jam duke e bërë punën time. Është përgjegjësia ime të dëgjojë njerëzit me qëndrime të ndryshme nga tonat dhe t'u përgjigjem pyetjeve të tyre", tha Rajs.
Vizita e planifikuar e zonjës Rajs në një xhami u anullua për shkak të kërcënimeve se do pritej me protesta.
Rajs dhe Strou do të flasin pasditen e sotme rreth Iranit.
Ministri i jashtëm iranian ka hedhur poshtë mundësinë e pezullimit të procesit të uraniumit të pasuruar.
XS
SM
MD
LG