Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Një person e ka humbur jetën në përleshjet e sotme ndërmjet protestuesve kurdë dhe policisë në Turqinë juglindore. Gjatë protestave në qytetin Kiziltepe, demonstrantët i vunë zjarrin një banke dhe zyrave të partisë në pushtet.
Njoftohet se policia u përlesh me protestuesit edhe në qytetet Silopi dhe Diyarbakir.
Dhuna shpërtheu të martën pas funeralit të disa militantëve kurdë, që u vranë në përleshje me forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG