Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova nuk është prekur ende nga gripi i shpendëve, ka deklaruar sot kryeministri Agim Çeku.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke i siguruar ata se qeveria i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e përhapjes eventuale të virusit H5N1.
Kryeministri Çeku ka vizituar Laboratorin Veterinar, ku deri sot janë sjellë 450 mostra, por rezultatet kanë treguar se nuk ka prani të virusit H5N1.
XS
SM
MD
LG