Ndërlidhjet

RAMSHTEIN, GJERMANI


Gazetarja Jill Caroll, që këtë javë u lirua nga rrëmbyesit në Irak, është distancuar nga deklarimet e saj të mëparshme kritike lidhur me involvimin e Shteteve të Bashkuara në Irak. Në një kumtesë të lexuar nga redaktori i saj, gazetarja amerikane tha se rrëmbyesit e kishin detyruar atë të bëjë deklarata të rrejshme nëpërmjet të video propagandës. Jill Caroll dje arriti në bazën ushtarake ajrore të Shteteve të Bashkuara në Ramshtein të Gjermanisë, prej nga sot u nis për në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG