Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretarja amerikane e shtetit, Koondolesja Rajs dhe sekretari i jashtëm britanik, Xhek Strou zhvilluan një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad. Rajs dhe Strou janë takuar me presidentin e Irakut, Jalal Talabani dhe me kryeministrin Ibrahim al- Jaafari. Burime të afërta me presidencën irakiane, kanë thënë se në këto takime ishte biseduar për zhvillimet e fundit politike në Irak dhe për përshpejtimin e formimit të qeverisë së re. Gjatë fluturimit me aeroplan për në Bagdad, nga Liverpuli në Angli, zonja Rice u tha reporterëve se "është shumë e qartë" se ka ardhur koha që politikanët e Irakut të pajtohen për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar.
XS
SM
MD
LG