Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë filluan bisedimet e delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë për çështjen e decentralizimit. Këto bisedime ndërmjetësohen nga Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të posaqëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Para takimit të dy palët patën takime të ndara me zotin Ahtisaari. Pas këtyre takimeve kryesuesit e delegacioneve dhanë nga një deklaratë për gazetarë. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Lutfi Haziri u shpreh se propozimi kosovar përmban "të gjitha garancat për pakicën serbe dhe për pakicat e tjera kombëtare". Ndërsa kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Aleksandar Simiq shprehu pakënaqësi me dokumentin e ofruar nga zoti Rohan. Ai protestoi edhe për shkak të vizitës që Albert Rohan u bëri kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, me ç'rast bisedoi me zyrtarët lokalë serbë.
XS
SM
MD
LG