Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha sot se Iraku duhet të lëvizë më shpejtë për ta formuar qeverinë, që do të jetë e aftë për ta bashkuar popullin e këtij vendi dhe për ta ndalë dhunën sektare.
- Vetëm nëpërmjet të procesit politik dhe udhëheqjes politike në të cilin irakianët kanë besim, ata mund të jenë të bindur që për të gjitha kohët ta braktisin çfarëdo shprese në dhunë. Nuk mund të keni rrethanë në të cilën ka vakuum politik, në një vend si ky që aq shumë ballafaqohet me kërcënimin e dhunës, tha Condoleezza Rice. Këto komente ajo i bëri në një konferencë për shtyp, në ditën e dytë të vizitës së saj në Irak, së bashku me sekretarin e jashtëm britanik, Jack Straw. Thuhet se me këtë vizitë synohet një presion që irakianët ta kompletojnë formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, nga zgjedhjet e 15 dhjetorit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG