Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se ka arrestuar një person të dyshuar për tri sulme me mjete shpërthyese në korrik të vitit të kaluar. Shpërthimi i parë pat ndodhur në afërsi të selisë së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i dyti në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ndërkaq shpërthimi i tretë në afërsi të selisë së administratës së Kombeve të Bashkuara. Policia ka rikujtuar se mjeti i katërt shpërthyes i vendosur në afërsi të ndërtesës së Radio Televizionit të Kosovës nuk qe aktivizuar. Në komunikatë nuk është dhënë asnjë hollësi për të arrestuarin përveç faktit se është 38 vjeçar.
XS
SM
MD
LG