Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri Sali Berisha ofroi sot kompromis për zgjidhjen e situatës në Kuvendin e Shqipërisë. Prej disa javësh, punimet e parlamentit nuk zhvillohen normalisht, pasi deputetët e opozitës, i kanë bllokuar dhe bojkotuar me pretendimin për rikthimin e votimit të fshehtë me kuti. Sipas tyre votimi me elektronikë nuk garanton fshehtësi.
Kryeministri Berisha ofron si zgjidhje votimin me kuti në rastin e zgjedhjes se presidentit dhe heqjes së imunitetit të deputetit.
Këtë formulë kompromisi, Berisha e deklaroi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me USAID-in për “Llogarinë e sfidës së mijëvjeçarit”. Marrëveshja parashikon një fond prej afro 13.85 milionë dollarë që do të ndihmojnë për nisjen e një lufte shumëplanëshe kundër korrupsionit.
XS
SM
MD
LG