Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i ardhshëm i Irakut duhet të jetë një "udhëheqës i fortë", i aftë për të bashkuar njerëzit, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolesja Rajs gjatë një konference shtypi në Bagdad.
Rajs dhe homologu i saj britanik, Xhek Strou edhe në ditën e dytë të vizitës në Irak, kanë kërkuar plotësimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Zgjedhjet parlamentare në Irak u mbajtën më 15 dhjetor të vitit të kaluar, por ende forcat politike nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend nga persona të armatosur është sulmuar një familje shiite ku për pasojë katër persona kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG