Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolesja Rajs ka kërkuar nga udhëheqësit irakianë të formojnë pa vonesë qeverinë e re dhe të zgjedhin kryeministrin.
Rajs gjatë një konference shtypi në Bagdad tha se mungesa e qeverisë për afro katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve ka dëmtuar sigurinë në vend.
"Është koha të biem dakord për qeverinë e ardhshme irakiane pasi populli irakian me të drejtë kërkon të ketë një qeveri, për më tepër që ata vetë dëshmuan guxim me vajtjen masive në votime, pavarësisht kërcënimeve të sigurisë", tha Rajs.
Rajs, e cila në këtë vizitë në Irak është së bashku me homologun e tij britanik Xhek Strou, ka nënvizuar se kryeministri i ardhshëm irakian duhet të jetë një udhëheqës i fortë me aftësi për të bashkuar popullin.
XS
SM
MD
LG