Ndërlidhjet

TIRANË


Parlamenti shqiptar votoi të ndalojë me ligj përdorimin e skafeve një nismë kjo e qeverisë për t'i dhënë fund trafikut të njerëzve, armëve dhe drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Moratoriumi kaloi në parlament me 70 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim. Kështu për tre vitet e ardhshme do të ndalohet përdorimi i barkave të vogla përveç atyre të liçensuara për peshkim apo transport si dhe ato që përdoren nga policët dhe ushtria. Opozita bojkotoi votimin ashtu siç ka bërë gjatë seancave më të fundit parlamentare duke mbështetur pretendimin se mazhoranca ka thyer procedurat e votimit. Ndërkohe sot kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se miratimi i moratoriumit godet rëndë turizmin në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG