Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Delegacioni i Kosovës është shprehur optimist se procesi lidhur me decetralizimin po shkon në drejtimin e duhur dhe se Kosova e pavarur do të ofrojë të gjitha garancitë për pakicat, përfshirë dhe serbët. Pas kthimit nga Vjena, kryesuesi i delegacionit Lutfi Haziri, u shpreh se marrëveshja e vetme do te jetë ajo per statusin përfundimtar, e cila sic u shpreh zëvendëskryeministri, po afrohet dita-ditës si pavarësi.
Antarët e delegacionit thanë gjithashtu se përparësi është mbështetja në dokumentet ndërkombëtare, por nga ana pala tjetër ka një mospranim të këtyre dokumenteve, gjë që do të vështirësojë punën e Beogradit. Sidoqoftë ata u shprehën optimistë lidhur me rezultatin përfundimtar të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG