Ndërlidhjet

PARIS


Qindra e mijëra njerëz morën pjesë në protestat e organizuara në Francë kundër ligjit mbi punësimin e të rinjve.
Një prej mijëra protestuesve në kryeqytetin e vendit Paris shprehet:
"Grevë! Kur? Tani! Dhe çfarë duam ne? Hedhjen poshtë të kontratës së parë të punës".
Sindikatat shprehen për një pjesëmarrje të madhe, gati 2 milion njerëz në të gjithë vendin. Shumë shkolla dhe universitete u mbyllën.
Ligji i ri do të eleminojë shumë masa mbrojtëse për punonjësit nën moshën 26 vjeç. Qeveria thotë se ligji është i nevojshëm për të ulur papunësinë, por kritikët e tij shprehen se ligji do të rrisë pasigurinë në punë.
XS
SM
MD
LG