Ndërlidhjet

ATHINË


Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa,Rusia dhe Ballkani janë mbledhur sot në Athinë në një takim joformal për Kosovën.
Në takim marrin pjësë zyrtarë të lartë nga vendet e Grupit të Kontaktit, të KB, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së.
Para mbledhjes, e cila eshte e mbyllur per median, Zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Yiannis Valinakis tha se duhen gjetur zgjidhje që janë reciprokisht të pranueshme dhe jo të imponuara nga jashtë. Me tej ai shtoi se të gjithë duhet të kontribuojmë për stabilizimin e rajonit, që përfshin edhe përcaktimin statusit final pë Kosovën. Ne takim marrin pjesë kryeadministatori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, zëvendës i dërguari i KB për statusin Albert Rohan, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit perfaqësohej nga Rosemary di Carlo.
Takimi në Athinë mbahet dy ditë pas raundit të trete të bisedimeve Prishtinë-Beograd mbi decetralizimin.
XS
SM
MD
LG