Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, Rusia dhe Ballkani u mblodhën sot në Athinë në një takim joformal mbi të ardhmen e statusit të Kosovës.
Në përfundim të takimit, zyrtarët ranë dakort të punojnë sëbashku për promovimin e paqes mes komuniteteve etnike në Kosovë, në mbrojtjen dhe promovimin e drejtave të minoriteteve, ndërtimin e institucioneve, decetralizimin dhe integrimin evropian. Ata theksuan gjithashtu se një zgjidhje për Kosovën do të prodhonte stabilitet dhe paqe jo vetem për forcat politike të përfshira në këtë proces por dhe gjithë rajonin.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në fillim të takimit, Zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Yiannis Valinakis tha se një zgjidhje e pranueshme nga të gjitha forcat politike, që garanton një Kosovë multietnike dhe multikulturore, do të kontribuonte në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Takimi në Athinë u mbajt vetëm dy ditë pas zhvillimit të raundit të tretë të bisedimeve Prishtinë-Beograd mbi decetralizimin në Viene.
XS
SM
MD
LG